Flash News

E-TJERA

U arrestua në ‘shtëpi bari’ në Angli, i riu shqiptar: Më kërcënuan familjen në Shqipëri

U arrestua në ‘shtëpi bari’ në Angli, i riu shqiptar:

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet se kultivonte bime narkotike të llojit kanabis sativa brenda një ndërtese të rrënuar.

Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë Jorgen Bami, 26 vjeç në një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood në zonën Abersychan të Pontypool.

I pandehuri fillimisht pretendoi se ishte viktimë pasi pretendoi se e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin familjen në Shqipëri nëse nuk punonte në ‘shtëpinë e barit’.

Megjithatë, pas provave rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe jepte udhëzime kriminale për të tjerët që bënin këtë pune.

Në ndërtesë u gjetën dhe u sekuestruan 274 bimë me vlerë rreth 150,000 £. Bami u burgos për 27 muaj dhe pas vuajtjes së dënimit do të dëbohet në Shqipëri.

Të fundit