Flash News

E-TJERA

U arrestua nga operacioni i SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin Xhevahir Lita

U arrestua nga operacioni i SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin

Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KLP ka hapur garën për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Kujtojmë se Lita u arrestua gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza”, ku në pranga ranë disa persona, mes tyre edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish- shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, Oltion Bistri.

NJOFTIM PËR MEDIA

MBI SEANCËN PLENARE DATË 31.07.2023

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.

Dy vendimet që  u morën sot janë:

Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

 

Të fundit