Flash News

E-TJERA

U arrestua nga SPAK, dalin fotot Lefter Kokës në paraburgimin e 313

U arrestua nga SPAK, dalin fotot Lefter Kokës në paraburgimin e 313

Disa ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK, dalin fotot e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga ambientet e paraburgimit tek 313 në Tiranë.

Fotot janë publikuar nga Lapsi.al, ndërsa ish ministri shihet duke bërë disa ushtrime gjimnastikore.

U arrestua nga SPAK, dalin fotot Lefter Kokës në paraburgimin e 313

Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambientet e ajrimit. Të njëjtat burime që nuk pranuan të identifikohen thanë për Lapsi.al se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.

Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.

Disa ditë më parë, Koka u arrestua me urdhër të SPAK sepse akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.

 

Të fundit