Flash News

E-TJERA

U arrestua nga SPAK, Gjykata liron juristen e bashkisë Lushnje

U arrestua nga SPAK, Gjykata liron juristen e bashkisë Lushnje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për juristen e bashkisë së Lushnjes Blerta Turku.

Nga “arrest me burg”, gjykata vendosi “arrest shtëpie” për juristen pas kërkesës së bërë nga prokurorja e çështjes.

Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku përfshihej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë për “shpërdorim detyre” lidhur me një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës .

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Nga këto ka rezultuar se zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës ishte fituar nga kompania Euro Alb SHPK, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj.

 

Të fundit