Flash News

E-TJERA

U arrestua nga SPAK për korrupsion, Fatos Tushe ankimon në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin nga detyra

U arrestua nga SPAK për korrupsion, Fatos Tushe ankimon në

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Edhe pse prej disa muajsh ndodhet në qelitë e paraburgimi me akuzën e korrupsionit, Tushe i është drejtuar dyerve të Gjykatës Kushtetuese për të rimarrë mandatin e të zgjedhurit vendor.

Kështu, Gjykata ka përcaktuar datën 21 dhjetor për të shqyrtuar padinë e Tushes.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Ky tender është fituar nga një kompani EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si dhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

Tushe u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Të fundit