Flash News
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
U arrestua pak ditë më parë në Durrës, gjykata lë në burg “Çipurin”
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 2 muaj për Armando Sulejmanin, i njohur me nofkën “Çipuri”, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.
Sulejmani u arrestua më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura bashkë me një tjetër automjet më 3 Masrs 2023. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.
Gjatë seancës gjyqësore, “Çipuri”, ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti me të cilën lëvizte nuk ishte e tij, por e kishte marrë në përdorim.
“Makina është e shokut jo e imja, e kam marrë në përdorim. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjen e makinës “Range Rover” në Tiranë. Makina me të cilën udhëtoja i përket një shokut tim. Nuk kisha dijeni se në bagazh ndodheshin targa të një makine tjetër ”, ka thënë ai.