Flash News

E-TJERA

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak, Kevi Muçllari: S'jam kriminel, mbrojta një kauzë

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak, Kevi Muçllari:

Kevi Muçllari ka folur për mediat pas lirimit nga qelia. Gjykata e Korçës e cilëosi arrestimin e tij të paligjshëm.

Muçllari tha se veprimet e tij nuk kishin për qëllim dhunën, por mbrojtjen e një kauze që lidhej me interesat e komunitetit.

“Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës.

Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona. Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent”, tha ai.

Kujtojmë se Muçllari u arrestua pak ditë më parë për shkak të një konflikti fizik që pati me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti.

Të fundit