Flash News

E-TJERA

U arrestua pas përplasjes me prokurorin, avokati Ulian Barjami: Çdo cenim ndaj avokatit është goditje ndaj drejtësisë

U arrestua pas përplasjes me prokurorin, avokati Ulian Barjami: Çdo

Avokati Ulian Barjami ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e Ditës Europiane të Avokatëve.

Në reagimin e tij, Barjami i është rikthyer edhe ngjarjes së fundit, ku u arrestua dhe u lirua pas dy ditësh, pas akuzës për kërcënim të prokurorit në sallën e gjyqit. Ai e ka cilësuar atë si një përvojë personale që i kujtoi se respekti për avokatin është respekt për vetë drejtësinë.

Ai shton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie, dhe çdo cenim ndaj tyre është goditje ndaj themeleve të shtetit të së drejtës.

Postimi i Ulian Barjamit:

Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.


Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.

Të fundit