All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U arrestua pasi dyshohet se ka rol në vrasjen e Fatbardh Licit, kush është e dashura e Safet Bajrit

All - Paragraf - 1

U arrestua pasi dyshohet se ka rol në vrasjen e Fatbardh Licit, kush

Eri Ago, e dashura e Safet Bajrit, është arrestuar dhe akuzohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Liçit, një ngjarje që ndodhi në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me Bajrin dhe Astmer Bilalin për realizimin e krimit, duke udhëhequr një nga makinat që u përdorën në ngjarje.

All - Paragraf - 3

Eri Ago, pronare e një butiku me veshje në Tiranë, u arrestua më 26 shkurt, pesë ditë pas kapjes së Safet Bajrit nga RENEA në Shkodër. Ajo ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë, Pogradec, ku është caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme.

Ajo akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit, pasi dyshohet se ka ndihmuar në largimin e autorëve pas ngjarjes. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Të fundit