Flash News

E-TJERA

U arrestua pasi hyri në uzinën e Gramshit, ‘spiunia’ ruse kërkon azil politik në Shqipëri

U arrestua pasi hyri në uzinën e Gramshit, ‘spiunia’ ruse

Svetlana Timofeeva u arrestua në vendin tonë pasi u kap nga autoritetet duke u futur në uzinën e Gramshit. Shtetësia ruse po mbahet në burg pasi akuzohet se kërkonte të merrte informacione sekrete.

Rusia ka kërkuar ekstradimin e 33-vjeçares pasi kërkohet në vendin e saj për spiunazh. Megjithatë ajo e ka refuzuar këtë gjë dhe ka kërkuar azil politik në Shqipëri, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit atëherë asaj i rrezikohet jeta.

Në këtë kërkesë për azil politik, ajo barazon misionin e medias me atë të blogerimit, ku sjell në vëmendje një rast të dënimit të një gazetareje ruse në vitin 2020.

Timofeeva thotë se gazetarja Svetlana Prokopyeva u dënua nga një gjykatë ushtarake pasi kritikoi Rusinë në një transmetim në radio.

Të fundit