Flash News

E-TJERA

U arrestua për 1.2 mln euro abuzim, ish-zv.ministrja e Financave: Gjokutaj mund të ketë gabuar

U arrestua për 1.2 mln euro abuzim, ish-zv.ministrja e Financave: Gjokutaj

Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshmë i Ministrisë së Financave, u arrestua bashkë me dy drejtorë në varësi të ministrisë, për mashtrim dhe abuzim 1.2 milionë euro në dëm të shtetit.

Ish-zv.ministrja e Financave në qeverinë e Ramës, Irena Beqiraj, ka rrëfyer kohën kur ka punuar në këtë dikaster me Gjokutajn dhe se si e njeh ajo ish-kolegun e saj.

Në një postim në Facebook, Beqiraj shkruan se Arlindi është një djalë me integritet si askush në administratëm e megjithatë ai gaboi. Beqiraj shprehet se pavarësisht veprimeve, Gjokutaj mbetet një djalë i shkolluar, qytetar, i cili gaboi teksa firmoste letrat në administratë.

Postimi i Beqirajt:

Si e njoh unë Arlind Gjokutajn?

Arlind Gjokutaj nuk është një djalë dosido.

Unë e njoh mirë. Kam punuar me të edhe ia njoh cilësitë, qoftë ato profesionale, por edhe njerëzore, edhe morale .

Dhe një gjë mund ta them me bindje; kush nuk është perzierë as me gjysmë centi apo qoftë edhe me një qindarkë duke qenë drejtor dogane (vendi i punës ku drejtorët e drejtoreshat hyjnë të veshur si Luli i Vocërr e dalin si sheikët e Dubait !), kush le me dëshirë "fatin e madh" për të qenë drejtor dogane (kur shumë të tjerë ç’nuk do të bënin për të mos e lënë atë zyrë!), e ka kaluar testin më të fortë e më të vështirë të integritetit.

Kush ka qenë Drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave edhe jeton në një shtëpi me kredi, kur veshja e një dite të zakonshme shkolle e vajzës minorene e të ngjashmit të tij kushtonte sa paga e 2 muajve e ka kaluar testin e integritetit.

Arlindi është djalë me integritet si pakkush në administratë. Ai është një djalë i shkolluar, është qytetar për të cilin unë kurrë nuk do ta besoja se ka pranuar t’i vendosë çmim firmës apo veprimeve të tij, sepse nuk është udhëhequr kurrë nga normat e tregut, por nga normat morale.

Por, edhe Arlindi si gjithë të vdekshmit e tjerë mund të gabojë. Në morinë e letrave që firmos çdo ditë personi i parë autorizues i gjithë shtetit shqiptar, (siç është sekretari i përgjithshëm i ministrisê së financave), gabimi është për këdo i mundshëm.

Gabimi që mund të ketë bërë (nëse ka një të tillë), ka kostot e veta, por Arlindi padyshim do të mbetet një djalë i mirë, një qytetar i shkëlqyer, i cili pavarësisht çdo gjëje, do të gëzojë gjithmonë respektin e njerëzve që e njohin dhe kanë punuar me të.

Unë padyshim do të zgjidhja gjithmonë të punoja me të.

Uroj të ketë edhe mirëkuptimin e gjindjes tonë të lodhur nga korrupsioni, ku bashkë me të thatin, digjet edhe i njomi.

Ps. Sado e cuditshme te duket, ka akoma ne kete vend , djem e vajza te ndershem , Arlindi padyshim eshte nje nga ata, mos i gjuani me gure.Gabimi eshte njerezor!

Të fundit