Flash News

E-TJERA

U arrestua për armëmbajtje pa leje, arratiset nga komisariati 30-vjeçari

U arrestua për armëmbajtje pa leje, arratiset nga komisariati
Komisariati Nr. 1

Një person i arrestuar është arratisur nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës. Shtetasi Rigers Lala ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Nuk dihen ende rrethanat si është arratisur personi, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.

30-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij. I riu bëri rezistencë ndaj forcave të policisë, por më pas u arrit që të kapej.

Të fundit