Flash News

E-TJERA

U arrestua për armëmbajtje pa leje, pasi i bënë atentat; gjykata lë në arrest shtëpie Edison Begajn

U arrestua për armëmbajtje pa leje, pasi i bënë atentat;

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn që u arrestua më 14 qershor për armëmbajtje pa leje. Begajt iu gjet një armë zjarri dhe disa fishekë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal.

Arrestimi i tij u bë pak javë pasi i shpëtoi një atentati. Kujtojmë që Begaj mbeti i plagosur, pasi mori një plumb në këmbë.

Ai ishte para shtëpisë, ndërsa në makinë ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët, kur autori i veshur me uniformë policie e qëlloi në këmbë.

Të fundit