Flash News

E-TJERA

U arrestua për korrupsion, lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313

U arrestua për korrupsion, lirohet nga qelia shefi i Logjistikës

Florin Ahmetaj, shef i Logjistikës në Burgun 313 në Tiranë, është liruar nga qelia ku qëndronte prej disa muajsh.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liroi Ahmetajn bashkë me drejtorin e burgut Eduart Strugaj, të akuzuar dhe arrestuar të dy për veprën penale të korrupsionit. Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë shtetasit Ilirian Paço një shumë prej më shumë se 5 milion lekësh në këmbim që ky i fundit të fuste në Burgun 313 disa makineta për kafe.

Operacioni u krye në prill të vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor 2020 SPAK mbylli hetimet dhe mori si të pandehur drejtorin e burgut Eduart Strugaj, shefin e Logjistikës Florin Ahmetaj dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.  

Të fundit