Flash News

E-TJERA

U arrestua për korrupsion, si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës; SPAK në zyrën e Sali Hasës  

U arrestua për korrupsion, si ra në ‘grackë’

Zbardhen detaje të reja për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas Report Tv SPAK ka nisur hetimet që në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një prej të arrestuarve kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Pas arrestimit të prokurorit, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.


Të fundit