Flash News

E-TJERA

U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lirohet pas dy ditësh vëllai i Adriatik Alimadhit

U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lirohet pas dy

Gjykata ka liruar nga qelia, Fatos Alimadhin, dy ditë pasi u vu në prangat e policisë së shtetit, pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës.

Përmbaruesi, Fatos Alimadhi, 54 vjeç është vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar dhe u arrestua pas kallëzimit të një qytetareje për bllokim të llogarisë bankare padrejtësish.

Ai u akuzua se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat pa e njoftuar subjektin.

Bashkë me dy përmbarues të tjerë të cilët janë vënë tashmë nën hetim, Fatos Alimadhi ka firmosur shkresë për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat.

Mësohet se një qytetar ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Ndërkohë pas vdekjes në ligj parashikohet që kredia të mbulohet nga siguracioni i jetës. Por për përmbaruesin funksiononte ndryshe, duke u bllokuar llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar.

Të fundit