Flash News

E-TJERA

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 3 të miturave, 61-vjeçarit nga Gjirokastra i bie të fikët në sallën e Gjyqit

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 3 të miturave, 61-vjeçarit

61-vjeçarit, Vasil Mullaj, i cili u arrestua dy ditë më parë nën akuzën për ngacmim seksual ndaj tre të miturave, ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit.

Teksa ka dalë sot para togave të zeza për t'iu caktuar masa e sigurisë, Mullajt i ka rënë të fikët pasi ka dhënë shpjegimin e tij lidhur me akuzat. Pasi ka folur për rreth një ore, ai ka rënë në tokë, ndërsa seanca u ndërpre.

Burime për mediat pranë policisë, bëjnë me dije se 61-vjeçare prej momentit të arrestimit ka hyrë në grevë urie, pasi pretendon se akuzat ndaj tij janë të padrejta.

Vasil Mullaj,banues në Erind të Gjirokastrës, u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Të fundit