Flash News

E-TJERA

U arrestua për plagosje dhe vjedhje, ekstradohet në Gjermani 35-vjeçari që u arrestua në Morinë

U arrestua për plagosje dhe vjedhje, ekstradohet në Gjermani

Një 35-vjeçar gjerman i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje është ekstraduar ditën e sotme nga vendi ynë drejt Gjermanisë. Z.O 35 vjeç u arrestua në Morinë dy muaj më parë.

35-vjeçari në vitin 2019 kishte dhunuar me grushte dhe kishte vjedhur çantën e një personi në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet në Gjermani, një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Ëiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Z. O., 35 vjeç.

Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.

Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.

Të fundit