Flash News

E-TJERA

U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore

U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës në gjendje të

Mjeku i Spitalit të Traumës, Fitim Marku, i arrestuar tre ditë më parë pasi u kap duke marrë ryshfet nga pacientët, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mësohet se mjeku është transferuar dhe shtruar në spital pasi ka pësuar ishemi cerebrale. Masa e sigurisë që do të jepet për të do t’i komunikohet në ambientet e spitalit.

Fitim Marku u arrestua në një operacion nga policia e shtetit ai u kap duke marrë ryshfet nga pacientët teksa ishte duke ushtruar detyrën e mjekut. Nga ambientet e Spitalit të Traumës, Marku doli i veshur me uniformën e mjekut dhe pranga në duar.

Arrestimi i tij u kritikua edhe nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të cilët thanë në një reagim se as kriminelët më të rrezikshëm dhe politikanët e korruptuar, nuk janë arrestuar në një operacion të tillë me bujë.

Të fundit