Flash News

E-TJERA

U arrestua për trafik droge, ish-anëtarja e PS kërkon lirinë në gjykatë

U arrestua për trafik droge, ish-anëtarja e PS kërkon lirinë

Ish-zyrtarja dhe anëtarja e PS, Erisa Fero e cila u arrestua pasi u kap me drogë kërkon lirinë.

Fero u arrestua nga policia në Dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge. Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave.

Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

 

Të fundit