Flash News

E-TJERA

U arrestua për trafikun e 134 kg kokaine të stampuara me imazhin e Pablo Eskobar, lirohet Erjon Peti

U arrestua për trafikun e 134 kg kokaine të stampuara me imazhin e

Lirohet Erjon Peti, i cili u arrestua në prill të vitit të kaluar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun.

Ka qene gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates se Petit, duke e lëne pa asnjë masë shtrënguese.

Peti u arrestua në prill të vitit të kaluar pasi u kap një sasi rekord prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako në Portin e Durrësit. Ndërkohë, të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.

Si u kap kokaina ?

Kokaina u gjet në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen 'Dance' që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës, teksa mësohet se destinacioni final i saj ishtë Tivari në Mal të Zi.

Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian  si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. 

Policia më pas arrestoi në flagrancë dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits' Klajdi Xibraku e Erion Peti.

 

 

Të fundit