Flash News

E-TJERA

U arrestua për vendosjen e tritolit në Theth, 39-vjeçari: Porosinë e mora nga burgu!

U arrestua për vendosjen e tritolit në Theth, 39-vjeçari:

39-vjeçari Frederik Paplekaj është arrestuar pasi dyshohet se ka vendosur tritol në një market në këtë zonë.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:30. Pas shpërthimit, Paplekaj është vënë në pranga pas hetimeve të shpejta të Policisë.

Ai ka dhënë një deklaratë para grupit hetimor, ku ka theksuar se kishte marrë porosinë për vendosjen e lëndës plasëse nga një person në burg, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Në momentin e shpërthimit, kamera të sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e tij, duke mundësuar identifikimin e autorit.

Policia ka arrestuar Frederik Paplekajn tre orë pas shpërthimit dhe e ka akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Investigimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të tjera të mundshme.

Të fundit