Flash News

E-TJERA

U arrestua për vjedhje banesash në Itali, çfarë deklaroi efektivi shqiptar para karabinierëve

U arrestua për vjedhje banesash në Itali, çfarë deklaroi

Klisman Nikolli, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua një ditë më parë në Itali bashkë me dy persona të tjerë, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 18 banesa në zonën e Venetos dhe Friulit.

27-vjeçari ra në pranga bashkë me Viktor Bilanin 30 vjeç dhe Flor Kocan 35 vjeç, teksa po tentonin të largoheshin nga Italia.

Mediat vendase bëjnë me dije se të tre u kapën nga karabinierët në dhomën e hotelit me valixhet e mbushura.

Nikolli ka deklaruar para gjykatës së është polic shqiptar dhe se kishte parë dy hajdutët të largoheshin me mjet. “Ishin dy prej tyre, i pashë të hipnin në një Ford Mondeo. Në sediljen e shoferit ishte një person i tretë”, i tha ai policisë.

Tre të akuzuarit dyshohet se kanë vjedhur rreth 2.00 euro në një banesë dhe në një tjetër rreth 900 euro dhe disa ora. Nikolli me dy bashkëpunëtorët u pikasën më 16 nëntor ku një banor parandaloi vjedhjen ebanesës së tij.

Tre hajdutët u larguan me makinën tip BMW.

Klisman Nikolli është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pas njoftimit të autoriteteve italiane për arrestimin e tij si grabitës banesash në Itali.

Të fundit