Flash News

E-TJERA

U arrestua për zhdukjen e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme liron Ardian Doçajn

U arrestua për zhdukjen e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme liron

Lihet i lirë Ardian Doçaj, i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në pengmarrjen e Jan Prenges.

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, duke zëvendësuar masën e tij “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Doçaj u vetëdorëzua në shkurt të vitit të shkuar, një ditë pasi operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër.

Doçaj është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, Jan Prenga është dhunuar për vdekje nga një grup bashkëpunëtorësh të cilët pasi e rrëmbyen në Kamës e çuan në kompleksin "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur nga policia. 

Të fundit