Flash News

E-TJERA

U arrestua se vodhi fondet e BE, sa vite burg rrezikon ish-ministri Ilir Beqaj?

U arrestua se vodhi fondet e BE, sa vite burg rrezikon ish-ministri Ilir Beqaj?

SPAK arrestuar sot ish-ministrin Ilir Beqajn, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në përfitimin e fondeve të BE përmes faturave fiktive dhe tenderave me çmime të “fryra” dhe fitues të zgjedhur kohë para se të shpalleshin tenderat.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar në Top Channel se sa vite burg mund të rrezikojë Ilir Beqaj. 


Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime. Jemi ende herët, por nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim”, zbulon gazetarja.

Anila Hoxha tregon edhe çmimin e lartë të disa nga faturat nga restorant Gzona, që variojnë nga 15 mijë euro deri në 125 mijë euro, ndërsa përmend edhe automjetin që ish-ministri deklaroi se nuk është e tij.

“SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt. Sikurse ka fshehur edhe faktin që ortak i vetëm i “Gzonës” është ish-ministri, por nga ana tejtër ky subjekt përfshihet në disa fatura të paguara, një ndër to për disa shërbime të kryera dhe fatura totale është 4 milionë lekë. Duke lidhur faktin që ortak është Beqaj, ndoshta është një rrethanë korrupsioni që do ta rëndojë situatën e tij. Një faturë është 20 mijë euro për konsuelncë, një tjetër është 15 mijë euro, një faturë është 125 mijë euro, për organizim konference”, tha Anila Hoxha.

Të fundit