Flash News

E-TJERA

U arrestua se vodhi një biçikletë në Tiranë, ndërron jetë në qeli 38-vjeçari

U arrestua se vodhi një biçikletë në Tiranë,

Renald Tahiri, është 38-vjeçari i cili ndërroi jetë në burgun 302 në rrugën “Mine Peza”. Tahiri ishte arrestuar të premten më parë pasi kishte vjedhur një biçikletë.

Të shtunën, Tahiri ndërroi jetë brenda qelisë ku ishte izoluar. Kushtet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Familjarët e Tahirit janë njoftuar dy ditë më vonë për vdekjen e 38-vjeçarit.

Renaldi nuk kishte takuar asnjë familjar të premten mre pretekstin se nuk lejoheshin takimet.

Tahiri njihej si konsumues i lëndëve narkotike dhe ishte përballur disa herë me drejtësinë për vjedhje, vepër të cilën e kryente me qëllim që të siguronte para për të blerë drogë.

Të fundit