Flash News

E-TJERA

U arrestua se vodhi një palë atlete dhe një tapet, nëna e të riut që ra në koma pretendon se është dhunuar

U arrestua se vodhi një palë atlete dhe një tapet, nëna e

Jani Rustemaj ndodhet i shtruar në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore për jetën. I riu 27-vjeçar është në gjendje kome pas arrestimit për vjedhje më 13 prill.

Sipas dëshmisë që nëna e 27-vjeçarit ka dhënë për gazetarët, i riu është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur një tapet dhe një palë atlete.

Nëna ka thënë se Rustemaj ka shfaqur pboleme shëndetësore dhe më 16 prill është shtruar në Spitalin e Burgut. Në momentin që është paraqitur në Spitalin e Burgut, ajo ka thënë se nuk i kanë dhënë informacione.

Mjeku i ka thënë nënës së 27-vjeçarit, se Rustemajt i është dhënë më shumë metadon seç duhet.

Nëna e Rustemajt pretendon se i riu është dhunuar nga efektivët, ndërsa thotë se në diagnozën e pëcaktuar i riu ka rezultuar me ftohje.

Më 9 prill nëna ka bërë kallëzim penal ku pretendon se Jani Rustemaj nuk është trajtuar në kushtet e nevojshme spitalore. Policia e Shtetit në një reagim tha se kanë filluar hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit