Flash News

E-TJERA

U arrestua sot me urdhër të SPAK, kush është Aurel Zarka, konfirmua në detyrë një muaj më parë

U arrestua sot me urdhër të SPAK, kush është Aurel Zarka,

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.

Kryeprokurori i Vlorës e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si Oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Zarka u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Bashkë me të në pranga ranë edhe Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rëda dhe Hetuese në BKH, Astrit Vladi, avokat dhe Radovan Cela, avokat në Fier.

Të fundit