Flash News

E-TJERA

U arrestua sot në Lalëz, kush është Flobens Meçja, u pagua nga Çopja për të vrarë Alibejn

U arrestua sot në Lalëz, kush është Flobens Meçja, u

Flobens Meçja ishte në mesin e 7 të arrestuarve që kapi sot RENEA teksa drekonin në një restorant në Gjirin e Lalëzit. Në tavolinë me Meçen dhe të tjerët, ishte edhe Xhevdet Plaku, i njohur si “Akili”.

Meçja alias Gega, alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, Meçes iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Emri i Flobens Meçes del në transkriptet e komunikeve të SKY EÇ ku ai bisedon me Florenc Çapjan për ekzekutimin e Erion Alibejt, të cilin e identifikonin me nofkën “Krymi”.

“Nëse ka pamje të mirë, atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëjë punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin, do të të informoj”.

Flobens Meçja përmend edhe përfshirjen e një qitësi serb për të siguruar suksesin e atentatit, ku në një tjetër komunikim, ai i kërkon Çopjas informacion për kamerat e sigurisë tek pallati i Alibejt.

“Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok, me aq lekë sa jep ti për këtë, unë hy me shtet dhe e mbaroj.”

Franc Çopja e përforcon seriozitetin e planit duke i dhënë kaparin dhe duke e porositur të mbajë sekret identitetin e porositësit.

Sipas dosjes hetimore, Meçja kishte marrë paraprakisht pagesën nga Çopja dhe kishte planifikuar eliminimin e katër personave, me Erion Alibejn si objektivin kryesor.

Të fundit