Flash News

E-TJERA

U arrestua sot në Milano, kush është “Leksi i druve”, njeriu “kyç” i dosjes “Metamorfoza”

U arrestua sot në Milano, kush është “Leksi i druve”,

Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Leksi i druve”, u arrestua sot në aeroportin e Milanos. Ndreka ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Metamorfoza”.

Ndreka i ka shpëtuar disa herë atentateve. Më 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç, Aleks Ndreka i shpëtoi atentatit duke u plagosur me plumb në gjoks. Më pas në Mars 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla.

Në 2024 sipas hetimeve të SPAK rezultoi se Arian Tuku, dhëndri i Arben Ndokës ish-deputetit të PS-së, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Kjo për shkak të përplasjeve të forta që Ndreka dhe Ndoka kishin mes tyre.

Shkak ishte bërë vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit, pasi ky i fundit dyshonte Ndreka dhe biznesmeni i ndjerë Ardian Nikulaj, kishin mundësuar përfshirjen e Durim Bamit në vrasjen e të vëllait.

Nga bisedat e zbardhura përmes SKY dhe ENCRO, Ndoka i kërkonte Ervis Martinajt të planifikonin vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Më 23 korrik 2023 GJKKO me kërkesë të SPAK firmosi 15 urdhër-arreste duke zbuluar grupin e strukturuar kriminal pjesë e të cilës ishte dhe biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka.

Mes të arrestuarve ishin Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, kurse në kërkim u shpallën Aleks Ndreka, Behar Bajri, Ervis Martinaj, Elion Hato, Denis Brajoviç, Bardhyl Mavraj.

Të fundit