Flash News

E-TJERA

U arrestua sot nga SPAK, kush është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu?

U arrestua sot nga SPAK, kush është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu?

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është nën arrest shtëpie pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme.

Fetahu ka gjykuar anëtarët e bandave të Elbasanit. Fetahu i dha fund karrierës 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë, duke dhënë dorëheqjen në nëntor 2022 duke pretenduar se ishte sëmurë pasi Komisioni i Vetingut e njoftoi për t’u paraqitur në datën 15 nëntor 2022, në seancë dëgjimore.

Në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Operacioni i SPAK është në vijim të “Plumbit të Artë”.

 

Të fundit