Flash News

E-TJERA

U arrestuan me urdhër të SPAK, reagojnë dy drejtorët e Veliajt: SPAK ra pre e presionit politik

U arrestuan me urdhër të SPAK, reagojnë dy drejtorët e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 9 masa arresti në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për ish-kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato si dhe për ish drejtorin e UKT-së Redi Mollën.

Qato ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për Korrupsion pasiv dhe fshehje të pasurisë. Ai i ka mohuar akuzat dhe akuzon SPAK se ka rënë pre e presionit politik. Nga ana tjetër, ai thekson se është i pafajshëm, dhe se nuk ka asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

Reagimi i Qatos

"Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite."

Reagimi i Mollës:

“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni  kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime"

 

Të fundit