Flash News

E-TJERA

U arrestuan në Fier dhe Vlorë për trafik narkotikësh, ekstradohen drejt Spanjës dy persona

U arrestuan në Fier dhe Vlorë për trafik narkotikësh,

Ekstradohen drejt Spanjës, dy persona në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës.

Sipas policisë, ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lugo".

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit:

-A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit  policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Të fundit