Flash News

E-TJERA

U arrestuan pasi nuk ndaluan personin e tretë në makinën e viktimave të masakrës në Dobraç, lirohen 4 efektivët e policisë

U arrestuan pasi nuk ndaluan personin e tretë në makinën e

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim i dalje jashtë shtetit’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për efektivët: Blerim Kurmetaj, Viktor Logu,  Juljan Sterkaj. Marta Martini për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç.

Në ngjarjen e rëndë të  më 30 Tetorit, humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

Katër efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Të fundit