Flash News

E-TJERA

U arrestuan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25 prill, gjykata e Elbasanit liron 6 të akuzuarit

U arrestuan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25           

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë duke vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për gjashtë numëruesit të KZAZ-së të arrestuar pak ditë më parë të akuzuar se kane falsifikuar rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla, përfaqësues të tre partive PD, PS dhe LSI u lanë të lirë, ndërkohë dy të tjerë rezultojnë në kërkim: Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Partia Socialiste

Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi
Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito
Mili Vasku

 

Të fundit