Flash News

E-TJERA

U arrestuan për vrasjen e Gentjan Bejtjas, lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu

U arrestuan për vrasjen e Gentjan Bejtjas, lihen në burg Ilir Brahimi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun, që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Brahimin dhe Haxhiun. 

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda.

Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Të fundit