Flash News

E-TJERA

U arrestuar nga SPAK! Pëllumb Gjoka mes "fatlumëve" që morën licencën për kazino

U arrestuar  nga SPAK! Pëllumb Gjoka mes "fatlumëve" që

Në mesin e të arrestuarve gjatë megaoperacionit të policisë në disa qytete të vendit është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i njohur për lidhjet me politikën.

Pas arrestimit detaje të reja janë zbuluar, ku kompania e Gjokës sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, është mes 6 kompanive të vetme që kanë marrë licencën për kazino.

Sipas të dhënave zyrtare, kazinoja ushtron aktivitetin në një hotel me pesë yje në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Aktiviteti në lojërat e fatit rezulton që prej viteve 2010, raporton Euronews.

Marrja e një licence për kazino, përveç se kërkon garanci të mëdha financiare nga kompania, sipas ligjit duhet që dhe përfaqësuesit e kompanisë të kalojnë në verifikime për çështje që lidhen me shkelje të ligjit.

Të fundit