Flash News

E-TJERA

U asfiksua në minierën e Martaneshit, dërgohet me helikopter drejt Tiranës 50-vjeçari

U asfiksua në minierën e Martaneshit, dërgohet me helikopter

Shyqyri Elezi, minatori që u asfiksua në galerinë, ku pati rrjedhje gazi u nis me helikopter drejt Tiranës. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.

50-vjeçari mbeti i bllokuar në minierë pasi në momentin kur po saldonte ndodhi një shpërthim gazi. Në ndihmë të tij shkuan disa kolegë të tjerë minatorë, dy prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Bulqizës si pasojë e asfiksisë.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Sipas informacioneve paraprake, Elezi është jashtë rrezikut për jetën, por u dërgua për një shërbim më të specializuar në Tiranë.

Të fundit