Flash News

E-TJERA

U asfiksuan nga rrjedhja e gazit, vdesin në banesë dy persona në Tiranë

U asfiksuan nga rrjedhja e gazit, vdesin në banesë dy persona në

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë.

Siç njofton policia, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij rreth 56 vjeç. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të fundit