Flash News

E-TJERA

U bë për spital nga hajdutët, 54-vjeçari nga Fieri rrëfen momentin e tmerrit

U bë për spital nga hajdutët, 54-vjeçari nga Fieri

Sokol Bajgora, i cili u dhunua në banesën e tij në fshatin Baltëz të Fierit nga disa persona të armatosur ka treguar tmerrin që ka përjetuar.

“Isha vetëm në shtëpi, kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe më dhunuan. Por nuk arritën të më vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën më të vështirë, pasi më me tytën e armës, te të armatosurit më godisnin pa pushim në kokë”, ka dëshmuar 54-vjeçari.

54-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal te Fierit, ku dëmtimet me të mëdha i ka marrë në fytyrë.

Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ketë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Të fundit