Flash News

E-TJERA

U bë pjesë e kabinetit qeverisës 6 muaj para zgjedhjeve, reagon ish-zyrtari i PD: Oferta erdhi direkt nga Rama, Bashës i uroj suksese

U bë pjesë e kabinetit qeverisës 6 muaj para zgjedhjeve, reagon

Besart Kadia, eksperti i ekonomisë dhe ish zyrtari i PD u emërua sot zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë Rama.

Në një reagim për ‘abc news’, Kadia thotë se oferta ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.   

“Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë”, thotë Kadia kur u pyet se pse pranoi ofertën.

 I pyetur se çfarë përgjigje ka për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës, Kadia thotë se “Jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për çështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize”.

Cfarë përgjigje keni për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?
“Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë”, shtoi zv.ministri i ri i Financave dhe Ekonomisë.

Të fundit