Flash News

E-TJERA

U bllokua në Valbonë, shpëtohet turistja spanjolle 6-muajshe shtatzënë

U bllokua në Valbonë, shpëtohet turistja spanjolle 6-muajshe

Një turiste spanjolle e bllokuar në shtegun midis Thethit dhe Valbonës është shpëtuar nga misioni i shpëtimit të ekipeve të Urgjencës Kombëtare.

Turistja në muajin e 6 të shtatzënisë është shpëtuar dhe është mirë bashkë me fëmijën.

 “Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit  të Njësisë së Helikopterëve.

Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”- shkruan ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.

Të fundit