Flash News

E-TJERA

U bllokuan në Gjirin e Gramës dhe lëshuan sinjalin “SOS”, evakuohen 11 pushuesit e jahtit

U bllokuan në Gjirin e Gramës dhe lëshuan sinjalin
Foto Ilustruese

Janë evakuuar 11 persona në bordin e një jahti që dha sinjalin e ndihmës emergjente pasi mbeti i bllokuar në Gjirin e Gramës në Vlorë.

Në njoftimin e Kapitenerisë së Vlorës, thuhet se shkak i bllokimit të jahtit është bërë një çarje në tubolar. Situata nuk ka paraqitur rrezik për të pranishmit në bord. Pushuesit e evakuuar janë shoqëruar drejt portit të Marinës në Orikum.

“Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues, me 11 persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent për njerëzit në bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjëherë Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar. Rreth orës 18:15 janë nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jetën e tyre. Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forca i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerëzit ne bord dhe e ka shoqëruar mjetin lundrues pa problem për ne portin e Marinës Orikum”, thuhet në njoftimin e kapitenerisë.

Të fundit