Flash News

E-TJERA

U bllokuan pas ngjarjes në Himarë, pronarët e mjeteve lundruese protestë para Drejtorisë së Policisë

U bllokuan pas ngjarjes në Himarë, pronarët e mjeteve lundruese

Një grup pronarësh mjetesh lundruese dolën mëngjesin e sotëm në protestë para Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Ata kërkuan që të mos bllokohen mjetet lundruese, pasi ky vendim dëmton punën e tyre në mes të sezonit turistik.

Protestuesit deklarojnë se mjetet e tyre janë bllokuar pa të drejtë dhe se janë të gjithë me dokumentacione të rregullta. Ata shprehet se aksidentet ujore kanë ndodhur nga individë dhe jo nga mjete të bizneseve private.

Bllokimi dhe kontrolli i mjeteve ujore, vjen pak ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Himarë, ku 7 vjeçarja u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga efektivi Arjan Tase, që tashmë është shkarkuar nga detyra dhe ndodhet në burg, ku akuzohet për vrasje me dashje .

Të fundit