Flash News

E-TJERA

U dëmtua në sy gjatë protestave për Klodian Rashën, përfundon me sukses në Turqi operacioni për policin

U dëmtua në sy gjatë protestave për Klodian Rashën,

Operacioni në sy i policit Fadil Allaraj ka rezultuar me sukses.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, teksa ishte në një konferencë të përbashkët me Komitetit Shkencor turk ku edhe shfrytëzoi momentin për të falenderuar mjekët që u kujdesën për Allarajn.

"Mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar.  Një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në spitalin në Turqi. Kjo është diçka shumë e gëzueshme. Ju falenderoj për këtë", tha Rama. 

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës për Kldoian Rashën ku një cop xhami i hyri në sy duke i rrezikuar shikimin. Edhe pse ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë menjëherë, rrezikonte sërish, prandaj u nis drejt Turqisë për një ndërhyrje më të specializuar. 

Të fundit