Flash News

E-TJERA

U dëmtua nga rrëshqitja e dherave në Librazhd-Prrenjas, nis demontimi i urës te 'Arrat e Gurrës'

U dëmtua nga rrëshqitja e dherave në Librazhd-Prrenjas, nis

Ka nisur këtë të mërkurë procesi i demontimit të urës së Dragostunjës, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, përgjatë aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas.

Vendimi për heqjen e plotë të strukturës erdhi pasi ajo u dëmtua rëndë si pasojë e rrëshqitjes dhe fundosjes së terrenit.

Sipas specialistëve në terren, lëvizja e fuqishme e masivit të dheut ka cenuar themelet e urës, duke shkaktuar çarje dhe zhvendosje të trupit të rrugës. Këto dëmtime e kanë nxjerrë jashtë funksionit plotësisht dhe e kanë bërë të pamundur çdo ndërhyrje riparuese.

Ekspertët theksojnë se struktura përbënte rrezik serioz për qarkullimin dhe sigurinë publike, ndaj u vendos ndërhyrja emergjente për shembjen e saj. Ndërkohë, zona vijon të mbetet me risk të lartë gjeologjik, pasi në disa segmente përreth raportohen ende lëvizje aktive të tokës.

Shembja e urës ka sjellë pasoja të ndjeshme në qarkullim në këtë arterie të rëndësishme lidhëse, duke izoluar përkohësisht disa komunitete dhe duke orientuar trafikun drejt rrugëve alternative rurale, të cilat e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e shtuar të mjeteve.

Të fundit