Flash News

E-TJERA

U denoncua e zhdukur, gjendet e pajetë 55-vjeçarja në Skrapar

U denoncua e zhdukur, gjendet e pajetë 55-vjeçarja në Skrapar


Një 55-vjeçare e cila ishte denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti, u gjet e pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit. Policia njofton se 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëmbytur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit