Flash News

E-TJERA

U denoncua i zhdukur, ish-zv-drejtori i AKSHI kthehet pas disa orësh në shtëpi: Pata konflikt me partneren

U denoncua i zhdukur, ish-zv-drejtori i AKSHI kthehet pas disa orësh

Daniel Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, është rikthyer në banesë në orët e vona të natës pasi u denoncua i zhdukur nga familja e tij.

Shima ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt Jugut të vendit, pas nëj debati që kishte pasur me partneren. Ai nuk ka sqaruar mesazhin që iu dërgoi familjarëve, ku shkruante se po e arrestonte policia.

Ishte nëna e Shimës që denoncoi në polici humbjen e kontakteve me djalin e saj, pas mesazhit që vetë ish-zv.drejtori i AKSHI-t iu kishte dërguar.

Kujtojmë se Shima është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK për një hetim në lidhje me tenderat e institucionit, por më pas është shkarkuar nga posti i rëndësishëm që mbante. Prej marsit të vitit 2024 nuk është më zv.drejtor i institucionit pasi u shkarkua nga shefja e tij Mirlinda Karçanaj.

Të fundit