Flash News

E-TJERA

U denoncua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

U denoncua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur

Është gjetur pa shenja jete 56-vjeçari Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh, i njësisë administrative Gjinar në Elbasan.

Sipas familjarëve, të cilët bënë denoncimin në Polici, ai kishte dalë mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më.

Autoritetet policore raportojnë se ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, duke humbur jetën. Trupi i tij është nxjerrë nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e RENEA-s.

Policia thotë se një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Të fundit