Flash News

E-TJERA

U denoncua nga bashkëshortja dhe fëmijët, arrestohet polici në Tiranë

U denoncua nga bashkëshortja dhe fëmijët, arrestohet polici

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit nr. 1 në Tiranë. Ai akuzohet për "dhunë në familje".

Arrestimi i efektivit ka ardhur pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

SHÇBA bën me dije se ka dyshime që punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. I arrestuari është A.T., 54 vjeç.

"Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit", thuhet ndër të tjera në njoftimin e SHÇBA-së.

Të fundit